Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Prugovc, ku janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha materiale.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit.
Shkaqet që çuan deri te përplasja mbeten ende të paqarta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!