image Aksident i rëndë trafiku, lëndohen pesë persona në Lluzhan të Podujevës

Siguri

Aksident i rëndë trafiku, lëndohen pesë persona në Lluzhan të Podujevës

news image

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti sonte në Lluzhan të Podujevës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ajo.

Ahmeti shtoi se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin.

/GazetaSinjali/