image Aksident i rëndë në Veternik: Ndeshje mes veturës, autobusit dhe kamionit - FOTO

Siguri

Aksident i rëndë në Veternik: Ndeshje mes veturës, autobusit dhe kamionit – FOTO

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash edhe në Veternik të Prishtinës, ku janë ndeshur tri automjete.

Sipas pamjeve të publikuara, në aksident janë përfshirë një veturë, një autobus dhe një kamion.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, apo si është gjendja e tyre.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/