image Aksident i rëndë në Topliqan të Suharekës si pasojë e mosrespektimit të shenjave, tre të lënduar

Siguri

Aksident i rëndë në Topliqan të Suharekës si pasojë e mosrespektimit të shenjave, tre të lënduar

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Topliqan të Suharekës, të shtunën, në orët e mbrëmjes, ku janë përfshirë dy vetura, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se si pasojë e përplasjes së dy veturave janë lënduar tre persona, njëri prej të cilëve ka lëndime të rënda.

Aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar pasi njëra nga veturat e përfshira nuk ka respektuar shenjën e trafikut për t’u ndalur, para se të kyçet në rrugën magjistrale, ashtu që ka goditur veturën tjetër, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Personi i lënduar rëndë tashmë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, për të marrë trajtim mjekësor.  

(Fotoja është ilustruese)

/GazetaSinjali/