image Aksident i rëndë në Tiranë, vetura godet për vdekje 14-vjeçarin me biçikletë

Shqipëri

Aksident i rëndë në Tiranë, vetura godet për vdekje 14-vjeçarin me biçikletë

news image

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në mes të një veture dhe biçiklete në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake të dhëna nga policia, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar më tepër rreth rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici, për veprime të mëtejshme. /Gazeta Sinjali/