Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit. Mësohet se në fshatin Gziq të Mirditës, një makinë me targa serbe ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen.
Nga përplasja e rëndë kanë mbetur të lënduar 5 personat që ndodheshin në makinë, 3 fëmijët dhe çifti.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që në gjendje të rëndë ndodhet gruaja.
Familja serbe ishte nisur për pushime drejt Shqipërisë.
Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, por dyshohet se ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë dhe për shkak të shpejtësisë së makinës.