image Aksident i rëndë në fshatin Rogovë, raportohet për të lënduar

Siguri

Aksident i rëndë në fshatin Rogovë, raportohet për të lënduar

news image

Sot rreth orës 17:45 ka ndodhur një aksident në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë , me ç’rast ka persona të lënduar raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues kanë dërguar pamje nga vendi se ku ka ndodhur aksidenti, teksa shihet se veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale dhe Policia gjendet në vend ngjarje.

Gazeta Sinjali ka tentuar të komunikojë me Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit lidhur me rastin, të njëjtit për momentin kanë qenë të paqasshëm.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/