image Aksident i rëndë në Podujevë/ Njërës veturë i këputet dera

Siguri

Aksident i rëndë në Podujevë/ Njërës veturë i këputet dera

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes dy veturave sonte në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas disa fotografive dhe një videoje të publikuar në rrjete sociale, si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person, i cili shihet duke u futur në autoambulancë me shtratin e ndihmës së shpejtë.

Po ashtu, në video shihet se njërës veturë i është këputur një derë.

Në vendngjarje shihet se përveç emergjencës, ka dalë edhe policia./Gazeta Sinjali/