Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Mleqan, në rrugën Prishtinë–Pejë, ku janë përfshirë një veturë dhe një traktor i ngarkuar me miell.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë menaxhuar situatën.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është penguar për një kohë, derisa automjetet janë larguar dhe trafiku është normalizuar.
Rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti janë duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!