Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje, në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë, ku janë përfshirë 3 automjete, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Sinjalit, të cilët kanë njoftuar se aksidenti dyshohet se u shkaktua nga një 59-vjeçar, i cili dyshohet se ka përplasur një motor dhe një veturë tjetër.
Si pasojë, lëndime ka pësuar shoferi i motorit, një 18-vjeçar, ndërkohë që i dyshuari G.S., është arrestuar nga Policia dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, thonë burimet nga Prokuroria.
Në bazë të informatave të para, shkaktari i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia gjatë qarkullimit nga shoferi i dyshuar.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja.