image Aksident i rëndë në Malishevë, dyshohet për një të vdekur - Policia dhe prokurori në vendngjarje

Siguri

Aksident i rëndë në Malishevë, dyshohet për një të vdekur – Policia dhe prokurori në vendngjarje

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Sinjali.

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Malishevë, ky dyshohet se një person ka humbur jetën.

Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali, dyshohet se një person është pa shenja jete.

Gjithashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, ambulanca dhe prokurori i rastit që po merren me rrethanat se si erdhi deri te ky aksident.

Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por deri në këto momentet të publikimit të këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjali në anën tjetër do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky aksident.

/GazetaSinjali/