image Aksident i rëndë në magjistralen Kaçanik - Hani i Elezit, shtatë të lënduar

Siguri

Aksident i rëndë në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, shtatë të lënduar

news image

Një aksident i rënë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, ku janë përfshirë dy vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar shtatë persona, që kanë qenë në dy veturat që u aksidentuan.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës në Ferizaj kanë bërë të ditur se nga shtatë të lënduarit që janë trajtuar në këtë qendër, dy janë transferuar për në QKUK, për trajtim të mëtejshëm.

Shkaktari i aksidentit, si në shumicën e rasteve që ndodhin në rrugët e Kosovës dyshohet të ketë qenë kyçja e pasigurt në rrugë.

/GazetaSinjali/