image Aksident i rëndë në Komoran, vdes një person

Siguri

Aksident i rëndë në Komoran, vdes një person

news image

Ka vdekur një person pasi dyshohet se me veturë ka dalur nga rruga në autostradën Komoran – Prishtinë dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike”, tha Kelani për Gazetën Sinjali.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike.

Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të cilat po merren me rastin. /Gazeta Sinjali/