image Aksident i rëndë në Istog: Një i vdekur e nëntë të lënduar

Siguri

Aksident i rëndë në Istog: Një i vdekur e nëntë të lënduar

news image

Foto ilustruese


Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sontme rreth orës 21:40 në fshatin Dobrushë të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Në aksident janë të përfshira dy automjete dhe një traktor bujqësor. Një person ka mbetur i vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar”, tha Gashi.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha ai.

Gashi theksoi se policia janë në vendin e ngjarjes.

/GazetaSinjali/