image Aksident i rëndë në hyrje të Elbasanit, përplasen autobusi me fëmijë dhe një automjet

Shqipëri

Aksident i rëndë në hyrje të Elbasanit, përplasen autobusi me fëmijë dhe një automjet

news image

Një aksident i rëndë është regjistruar në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku një autobus dhe një automjet janë përplasur me forcë, duke shkaktuar panik në zonë.

Sipas të dhënave paraprake, autobusi që transportonte fëmijë, pjesë e një ekipi basketbolli, është përfshirë në përplasje me një makinë tip “Toyota”. Si pasojë e goditjes së fortë, autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda një pike karburanti pranë aksit rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa nuk raportohet ende për numrin e të lënduarve nga autobusi.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të përplasjes, ndërsa zona është mbajtur nën kontroll për të shmangur incidente të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/