Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Durrës–Tiranë, ku një automjet është përplasur fillimisht me një shtyllë dhe më pas është përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes së një veture, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore, duke shkaktuar më pas zjarr në automjet. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë menjëherë, duke shmangur lëndime më të rënda.
Në vendngjarje janë raportuar edhe tre automjete të tjera të përfshira në aksident, çka ka shkaktuar kaos dhe trafik të rënduar në këtë segment rrugor.
Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për menaxhimin e situatës dhe shuarjen e flakëve, të cilat janë vënë nën kontroll.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për persona të tjerë të lënduar apo për shkallën e dëmeve materiale, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!