image Aksident i rëndë në aksin rrugor Milot-Morinë, ndërron jetë 35-vjeçari

Siguri

Aksident i rëndë në aksin rrugor Milot-Morinë, ndërron jetë 35-vjeçari

news image

Një person ka ndërruar jetë sot në një aksident i cili ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Morinë.

Sipas mediave në Shqipëri, viktima është Fitor Ollomani, 35-vjeçar, i cili gjeti vdekjen nga përplasja e mjetit tip” Benz” me mjetin tip “Volkswagen” në vendin e quajtur “Ura me harqe”.

Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volkswgen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.

Pasagjerja A.M. që ndodhej në makinë me personin që mbeti i vdekur dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L. janë transportuar në spitalin  Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Sinjali/