image Aksident i rëndë mes tri veturave në fshatin Besi, lëndohen pesë persona

Siguri

Aksident i rëndë mes tri veturave në fshatin Besi, lëndohen pesë persona

news image

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Besi të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 01:00.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Besi të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, i cili po zhvillon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/