image Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, përplasen dy trena pasagjerësh - raportohet për të lënduar

Evropë

Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, përplasen dy trena pasagjerësh – raportohet për të lënduar

news image

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur pasditen e sotme pranë qytetit Bedford në Anglinë qendrore, ku dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë janë përplasur mes vete.

Sipas raportimeve të para të publikuara nga The Telegraph, nga përplasja ka persona me lëndime serioze.

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë pasagjerë të gjakosur brenda vagonëve të dy trenave.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:15. Sipas raportimeve, një tren që po udhëtonte nga Nottingham drejt stacionit St. Pancras në Londër dhe një tren tjetër nga Corby, po ashtu me destinacion St. Pancras, janë përfshirë në përplasje.

Mësohet se treni që po vinte nga Corby ka goditur pjesën e pasme të trenit tjetër, rreth 4 kilometra larg stacionit hekurudhor të Bedfordit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për numrin e të lënduarve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/