Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë, afër mbikalimit në Lekaj.
Raportohet se, një automjet tip “Volkswagen”, ka frenuar dhe si pasojë makina pas saj, një mjet tip “Audi”, e ka goditur nga pas dhe i ka hipur sipër Volkswagen-it.
Nga goditja e fortë, makina ka dalë në krahun tjetër të autostradës dhe ka përfunduar në një arë në krah të rrugës.
Si pasojë është dëmtuar vetëm shoferi i Audit, të cilit i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Kavajës.
Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.