image Aksident fatal në Vushtrri, humb jetën një 22-vjeçar

Siguri

Aksident fatal në Vushtrri, humb jetën një 22-vjeçar

news image

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në territorin e Vushtrrisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti është regjistruar rreth orës 23:00 dhe në të janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet.

Viktima është një 22-vjeçar, i cili po drejtonte motoçikletën. Për shkak të lëndimeve të rënda të marra në përplasje, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/