Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Slivovë të Ferizajt.
Lajmin për Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas tij, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit që rezultoi fatal.
“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore .
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç , vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka thënë ai.
Identiteti i viktimës dhe detaje të tjera rreth aksidentit pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave hetimore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!