Një aksident i rëndë trafiku rreth orës 06:30 në rrugën Malishevë – Rahovec, ka rezultuar fatal për shoferin e njërës prej veturave, i cili ka mbetur i vdekur.
Lajmin është konfirmuar për Sinjalin edhe nga shef i trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.
Sipas tij, dyshohet se automjeti, shoferi i të cilit ka vdekur, është përplasur në një kamion.
Për tetë muaj, në rrugët e Kosovës kanë vdekur më shumë se 70 persona, ndërkaq mbi 7 mijë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. /Sinjali