image AKR-ja paralajmëron koalicion parazgjedhor me LDK-në, kjo e fundit nuk deklarohet

Kosovë

AKR-ja paralajmëron koalicion parazgjedhor me LDK-në, kjo e fundit nuk deklarohet

news image

Aleanca Kosova e Re ka paralajmëruar se shumë shpejt do të zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por nga partia e Isa Mustafës, ende nuk janë deklaruar.

Siç ka thënë Naim Murseli, këshilltar i kreut të kësaj partie Behgjet Pacolli, ky është vullnet brenda partisë, por edhe i elektoratit.

AKR-ja po i afrohet koalicionit parazgjedhor me LDK-në e cila së shpejti do të zyrtarizohet. Është vullnet brenda partisë por edhe i elektoratit tonë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Murseli në Facebook.

Sinjali ka tentuar të marrë përgjigje gjatë ditës së sotme nga LDK-ja, por ende nuk janë përgjigjur.

Në dhjetor, partia e Pacollit, që kishte dy deputetë në Kuvend, ishte shprehur pro rrëzimit të Qeverisë Hoti, të udhëhequr nga LDK-ja.

Zgjedhjet e reja pritet të mbahen së shpejti.

/Gazeta Sinjali/