image AKR cakton kandidatin për kryetar të Prishtinës, që do ta zëvendësojë Pacollin

Politikë

AKR cakton kandidatin për kryetar të Prishtinës, që do ta zëvendësojë Pacollin

news image

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për kryetar të Prishtinës pasi që nuk i lejohet nga KQZ-ja për arsye të vonesës në deklarimin e pasurisë.

Aleanca Kosova e Re ka vendosur që drejtori i Infrastrukturës në komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës duke zëvendësuar kështu Pacollin.

Gjatë ditës së djeshme, ishte vetë Pacolli që përmes një postimi në Facebook, njoftoi se nuk do të kandidojë për komunën e Prishtinës, për arsye të vonesës së deklarimit të pasurisë, ku ai e arsyetoi se vonesa kishte ndodhur për shkak të një udhëtimi jashtë vendi për çështje shëndetësore. /GazetaSinjali/