image AKK paralajmëron kallëzime penale ndaj zyrtarëve që nuk e deklarojnë pasurinë deri më këtë datë

Financa

AKK paralajmëron kallëzime penale ndaj zyrtarëve që nuk e deklarojnë pasurinë deri më këtë datë

news image

Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë në Kosovë është procedurë e rregullt vjetore, e cila dëshmon për pasurinë që disponojnë zyratët në presidencë, qeveri, kuvend, komuna, ndërrmarje publike dhe në institucionet e pavarura.

Nga AKK kanë thënë për Gazetën Sinjali se nga gjithsej 4 mijë e 694 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin  e pasurisë, rreth 80% e tyre e kanë përmbushur këtë obligim.

“Numri i zyrtarëve qe e kanë deklaruar pasurinë deri me tani është diku mbi 80%” thuhet në përgjigjen e AKK-së.

Ndërsa, zyrtarët që nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, një gjë të tillë kanë kohë ta bëjnë deri më 19 qershor, në të kundërtën, AKK paralajmëron kallëzime penale ndaj tyre.

 “Nëse shohim praktikat e mëhershme pothuajse gjithmonë pasurinë e kanë deklaruar mbi 95%,(dhe besojmë se ky trend  do te avancohet edhe tani) mirëpo AKK ndaj te gjithë zyrtarëve publikë te cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë sipas afateve ligjore dhe nuk e kanë arsyetuar një gjë të tillë, ka vepruar sipas kompetencave ligjore duke ushtruar kallëzime penale ne prokuroritë kompetente” kanë thënë nga AKK për Gazetën Sinjali.

Procesi i deklarimit të pasurisë bëhet konform nenin 3 të Ligjit Nr. 04-L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, si dhe nenin 1 të Ligjit nr. 04/L-228./GazetaSinjali/