image AKK-ja konfirmon rritjen e çmimit të vajit, nisin procedurat për të parë nëse u bënë shkelje ligjore

Biznes

AKK-ja konfirmon rritjen e çmimit të vajit, nisin procedurat për të parë nëse u bënë shkelje ligjore

news image

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka kryer monitorim në tregun e Kosovës, pas shqetësimeve të ngritura lidhur me ngritjen e çmimit të vajit ushqimor, shkruan Gazeta Sinjali.

AKK-ja tregon se në bazë të monitorimeve të bëra është konfirmuar se ka rritje të theksuar të vajit të lulediellit që nga muaji janar i këtij viti.

Mirëpo, sipas tyre nuk ka elemente të ndonjë marrëveshje të ndaluar apo praktikë të bashkërenduar nga importuesit të vajit në Kosovë, sepse sipas tyre, rritja e çmimit është duke ndodhur në një mënyrë globale.

Sidoqoftë, nga monitorimi që kemi kryer në terren si dhe nga mbledhja e të dhënave nga institucionet shtetërore, kemi ardhur në përfundim që nuk ka elemente të ndonjë marrëveshjeje të ndaluar apo praktikë të bashkërenduar ndërmjet importueseve të vajit në Kosovë. Në fakt, bazuar në monitorimet të kryera, kemi konstatuar se rritja e çmimit të vajit ushqimor është rritje globale, e cila pastaj reflekton në mënyrë zinxhirore edhe në shtetin tonë, si importues i këtij produkti”, thuhet në njoftim.

Krejt në fund AKK-ja ka treguar se kanë analizuar edhe çmimet e vajit të lulediellit në tregjet e vendeve të rajonit nga ku ka rezultuar se ka pasur një rritje të çmimit në vajin ushqimor./GazetaSinjali/