image Akil Gjakova mbetet pa medalje në Evropian, humb në repesazh për bronz në Tbilisi

Sporte Luftarake

Akil Gjakova mbetet pa medalje në Evropian, humb në repesazh për bronz në Tbilisi

news image

Akil Gjakova ishte i pafat duke humbur në repesazhin për medaljen e bronztë të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku garojnë 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme.

Xhudisti pejan nuk ka arritur të zë një vend në podiumin e garave në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke humbur reprezahin për medaljen e bronztë.

Humbja e Gjakovës erdhi nga xhudisti turk, Bilal Ciloglu, i cili mori 10 pikë nga një hedhje që ia bëri xhudistit tonë.

Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme, edhe garuesit tjerë nga Kosova, Laura Fazliu dhe Dardan Cena u eliminuan më herët nga gara.

Megjithatë, vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme, Distria Krasniqi arriti ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/