image AKB: Biznesi i Kosovës faktori kryesor i rritjes ekonomike e të hyrave

Prodhime Vendore

AKB: Biznesi i Kosovës faktori kryesor i rritjes ekonomike e të hyrave

news image

Aleanca Kosovare e Bizneseve e vlerëson biznesin e Kosovës si faktorin kryesorë të rritjes ekonomike dhe të hyrave në buxhetin e Kosovës për kundër krizës dhe mungesës së mbështetjes nga qeveria dhe nga fondet financiare, banka të shumë projekteve të kompanive vendore.

“Rritja e çmimeve dhe inflacionit ka ndikuar në rritjen e të hyrave rreth 12% më shumë në Doganat e Kosovës, në total 1.4 miliardë euro, ose si vlerë financiare e rritur mbi 130 milionë euro më shumë për periudhën janar nëntor të vitit 2022 se në periudhën e njëjtë të vitit 2021, kurse si sasi dhe peshë të mallrave kemi rreth 14% më pak importe të mallrave”, thuhet në njofitmin e AKB-së

/GazetaSinjali/