image "Ajo vaksinë pas 48 orëve ia shkaktoi vdekjen", drenicasi pretendon se vaksina antiCOVID shkaktoi vdekjen e mbesës së tij

Shëndetësi

“Ajo vaksinë pas 48 orëve ia shkaktoi vdekjen”, drenicasi pretendon se vaksina antiCOVID shkaktoi vdekjen e mbesës së tij

news image

Haxhi Xhemajli nga Drenasi po pretendon se mbesa e tij, Zarife Imeri, 23-vjeçare, ka ndërruar jetë për shkak të vaksinimit, raporton Gazeta Sinjali.

Ai thotë se mbesa e tij është vaksinuar në Qendrën e Vaksinimit në Drenas, më 13 shtator rreth orës 15:29 dhe 48 orë më pas, ka ndërruar jetë.

“U detyrove të vaksinohesh që të qëndron në vendin e punës. Ajo vaksinë pas 48 orësh të shkaktoi vdekjen. Mos na detyroni, mos na kushtëzoni. Prehu në paqe, mbesa jonë”, shkroi ai në Facebook.

Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë me drejtorin dhe stafin mjekësor të kësaj qendre, por ende nuk ka pranuar përgjigje./Gazeta Sinjali/