image "Ai nuk do e fali veten e as ty, po e djeg një dhimbje, mos ia bëj dy", nëna e Hysni Gucatit shtrihet në spital
[wp-story id="814678"]

Sociale

“Ai nuk do e fali veten e as ty, po e djeg një dhimbje, mos ia bëj dy”, nëna e Hysni Gucatit shtrihet në spital

news image

Musli Gucati, djali i ish-ushtarit të UÇK-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur se gjyshja e tij nuk është mirë me shëndet dhe është shtrirë në spital.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se Hysni Gucati i ka dhënë fjalë nënës së tij se do ta gëzojnë së bashku lirinë.

“Ai nuk do e fali veten e as ty po se mbajti fjalen që së bashku do e gëzoni lirinë, ai nuk do e fali veten e as ty po e djeg një dhimbje mos ia bëj dy.

Gjyshe qëndro e fortë si çdo herë dhe bëje Hysin ta mbaje premtimin e dhënë kur të takoj ditë me pare”.

Ish-ushtarit të UÇK-së, i cili gjendet në Hagë nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait të tij, i cili ndërroi jetë 3 javë më parë.

Gucati është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, si dhe me 100 euro gjobë.

/GazetaSinjali/