image “Ai më do kështu si jam”, Einxhel tregon raportin e shkëlqyer që ka me Dj Dagz

Bota e Yjeve

“Ai më do kështu si jam”, Einxhel tregon raportin e shkëlqyer që ka me Dj Dagz

news image

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë duke shijuar ditët më të bukura pas daljes nga “Big Brother VIP”. Dyshja, të cilët u njohën brenda shtëpisë së famshme, shihen gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kjo vihet re nga rrjetet sociale.

Së fundmi, Dj Dagz ka postuar një fotografi të Einxhel. Fotoja është ripostuar më pas nga Einxhel, përmes së cilës ka treguar dhe njëherë raportin e shkëlqyer që kanë.

“Ai s’ka filtra në celular! Ai më do kështu si jam dhe më bën foto nga afër!!”, shkruan ajo.

Kujtojmë që është përfolur se moderatorja është shtatzënë, ndërsa së fundmi qarkulloi dhe një foto që dukej me rroba të gjera.

Megjithatë, ndonëse nuk ka mohuar asgjë, Einxhel nuk ka kursyer ironitë në rrjete sociale mbi këtë lajm.

/GazetaSinjali/