Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka uruar Shpejtim Bulliqin për fitoren në zgjedhjet lokale në Komunën e Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook shkroi se edhe pse për mandat të shkurtuar, kjo fitore ishte sipas tij një porosi e qytetarëve të Podujevës.
“Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë! Suksese në realizimin e programit”, shkroi ai.