Sonte, në orën 19:00 fillon dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës, shkrun Gazeta Sinjali.
Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, i cili apleoi te qytetarët që në këtë orë t’i mbyllion dritaret e shtëpive ose banesave, për të ndaluar futjen e insekteve brenda.
Duke filluar nga sot në ora 19:00, fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj, lusim të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
I pari i Prishtinës gjithashtu ka kërkuar nga shoqatat e bletëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
“Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, ka përfunduar Ahmeti./Gazeta Sinjali/