Sot do të nisë zbatimi i fondit 5 milionësh për bizneset, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga ky fond do të përfitojë çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50 mijë euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia COVID-19.
“Fondi i bizneseve prej 5 milion eurosh do të fillojë zbatimin prej sot. Çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50,000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti
Ahmeti ka publikuar dhe vegëzën për aplikim për të plotësuar të dhënat.
Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla.
“Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që mos të humbet kohë në mbushjen e të dhënave. Taksat e juaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju”, shkruan Ahmeti.