Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Termokosi e ka përfunduar dje sezonin e ngrohjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se me kërkesë të shumë qytetarëve, ka kërkuar që Termokosi të vazhdojë ngrohjen edhe disa ditë, për shkak të temperaturave të ulta, posaçërisht gjatë natës.
“Ngrohja rifillon prapë nesër pasdite, e premte. Shënim: ngrohja nuk lëshohet e ndalet me një pullë dhe brenda pak minutave. Na duhet 24 orë për të rifilluar. Të shtunën do të jetë 25 gradë gjatë ditës prandaj do të jetë ngrohtë edhe me ngrohje por prej të dieles prapë kemi temperatura më të ulta. Po shpresoj se nuk do të kemi shumë ankesa të shtunen se është shumë nxehtë e duhet me ndal ngrohjen”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta Sinjali/