image Ahmeti thotë se ka përfunduar konkursi për sallën sportive më të madhe në Kosovë

Kosovë

Ahmeti thotë se ka përfunduar konkursi për sallën sportive më të madhe në Kosovë

news image

Në ceremoninë e Laureatëve të vitit 2020, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ka përfunduar konkursi për sallën sportive, që siç thotë ai, do të jetë salla më e madhe në Kosovë, me rreth 5 mijë ulëse.

Ahmeti tha se pavarësisht situatës me pandeminë komuna është munduar, duke dyfishuar subvencionet për të ndihmuar sportistët dhe klubet.

Sivjet është një manifestim ndryshe. Kemi punuar si komunë që sportin mos ta ndalim, përveç që i kemi dyfishu subvencionet jemi munduar që edhe klubet me i ndihmu, prandaj sot duhet me i përgëzu sportistët që nuk kanë hequr dorë nga sporti sepse në Kosovë është mjaft e vështirë. Sot ka përfunduar konkursi i sallës së re sportive dhe do të jetë salla më e re në Kosovë”, tha Ahmeti, njofton EO.

Drejtori i drejtorisë për Sportin në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha, tha se në Prishtinë janë rreth 240 klube ku për to janë ndarë rreth 1 milion euro gjatë këtij viti.

“Komuna e Prishtinës ka 240 klube nga të gjitha sportet dhe vlen të ceket se komuna ka ndarë rreth 1 milion euro dhe që është rekord që nuk ka ndodhur më parë”, tha Rexha.

Ndërsa, Gjergj Muzaka, ish futbollist i Kombëtares së Shqipërisë ka thënë se ky takim mund të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës.

Shpresoj që ky takim të shërbejë si urë bashkëpunimi në fushën e sportit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, tha ai. /Gazeta Sinjali/