image Ahmeti thotë se as Komuna nuk i ka të qarta vendimet për lëvizjen, sikurse qytetarët

Kosovë

Covid-19/ Ahmeti thotë se as Komuna nuk i ka të qarta vendimet për lëvizjen, sikurse qytetarët

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se qytetarët po kanë shumë paqartësi dhe brenga rreth vendimeve të reja për kufizimin e lëvizjes.

“Prej momentit kur kemi publikuar numrin dhe emailin, telefoni nuk është ndalur ndërsa kanë ardh qindra emaila. Kjo nënkupton që ka shumë paqartësi dhe qytetarët kanë brenga dhe kanë nevojë të flasin me institucione”, ka shkruar Ahmeti.

Ai tha se si komunë po ashtu nuk i kanë të gjitha detajet e vendimeve të qarta, por megjithatë, Ahmeti tha se do të jetë bashkë me qytetarët.

“Menjëherë kërkuam ndihmën e zyrtarëve, vullnetarëve, dhe së shpejti do të shtohen edhe numrat e telefonit edhe email adresat dhe do të jemi 24 orë të gatshëm. Mos harroni, pyetje, kërkesa, administrative, sociale, ekonomike, të gjitha do të mundohemi ti sqarojmë”, ka shkruar Ahmeti.

Mbrëmë janë paraqitur masat e reja nga Ministria e Shëndetësisë për lëvizjen e qytetarëve, për vetëm një orë e gjysmë në ditë./Gazeta Sinjali/