Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se së shpejti duhet të ndërmerren masa të kufizimit të lëvizjes gjatë mbrëmjes e deri në mëngjes.
Ai ka shkruar në Facebook se rritja e koronavurusit ende nuk është e shpejtë dhe duhet të ngadalësojmë edhe më shumë.
“Prishtinë, e kemi rolin kryesor në ngadalësim duke mos dal e duke zvogëluar kontaktet”, ka shkruar ai, duke porositur që të qëndrojmë në shtëpi.
Përndryshe, deri tash janë konfirmuar 31 raste me koronavirus në Kosovë. /Gazeta Sinjali/