image Ahmeti: Sulmet me vezë ndaj autobusëve urbanë, traditë që nuk bëhet askund

Kosovë

Ahmeti: Sulmet me vezë ndaj autobusëve urbanë, traditë që nuk bëhet askund

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas sulmeve me vezë nga fëmijët ndaj autobusëve urbanë, me rastin e festës së Halloween-it, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, kjo është një traditë që nuk bëhet askund, ndërsa theksoi se në këtë kohë pandemie mbledhja e njerëzve është e rrezikshme.

“Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween. Përveç se është traditë që nuk bëhet askund – sulmet me vezë ndaj qytetarëve që idenë nuk e kanë – në kohë pandemie mbledhja e njerëzve është e rrezikshme. Kemi apeluar te prindërit, por nuk kemi arritur të depërtojmë”, shkroi ndër të tjera Ahmeti në Facebook./Gazeta Sinjali/

No photo description available.