image Ahmeti shprehet i shqetësuar që Prishtina vazhdimisht po shënon rritje të rasteve me COVID-19

Shëndetësi

Ahmeti shprehet i shqetësuar që Prishtina vazhdimisht po shënon rritje të rasteve me COVID-19

news image

Prishtina vazhdon të jetë komuna më e prekur nga koronavirusi në Kosovë, ndërsa kryetari i saj, Shpend Ahmeti është shprehur se kjo është shqetësuese, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka ripërsëritur se mbajtja e maskës mbetet një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Bilanci i koronavirusit në kryeqytet aktualisht është si në vijim: Nga data 20 mars deri sot janë konfirmuar 3 mijë e 103 raste pozitive me koronavirus, prej të cilave 1 mijë e 536 raste janë ende aktive. 1 mijë e 533 persona janë shëruar dhe zyrtarisht të konfirmuara janë 34 raste që kanë përfunduar me fatalitet.

“Të gjithë e kemi obligim që ta ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm. Sepse vetëm bashkë mund ta tejkalojmë këtë sfidë! Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3194029030666922?__xts__[0]=68.ARAvWzLDHoCJ2cdyGjr5YptvbZgQSdkj7EurPvztQhx6ucXIcVELaJAdeGGAXW3GYQvVtPOrJX4cMycR8a1DTr1hsfU8yZYWta-3qonT46jkld3PvL6IcOr0Ty7dq5yiR1g375yzWqKxBY6PJZK1QdCojkz5ko-V7WZgrDVADRNCOmOVW3NZVaNQmPBR6ucF0E4eunnOlLbCW616e7uLMWbpvkEEiTJX9_aR8bDBfcOLqkTCRnO2E1rjjhTdMILJYFkYXGDNPY-V3LwiCQ1GEPtr0B-NjHPtkPUxzTq9PHaoTL2_MUoKQgyWx9BlNIWGJTe8RQbZ37s3aNizvuRgEV1YGw&__tn__=-R