image Ahmeti shpreh ngushëllime për familjen Tërnava pas aksidentit tragjik: Dhimbja e tyre është dhimbje e të gjithëve

Kosovë

Ahmeti shpreh ngushëllime për familjen Tërnava pas aksidentit tragjik: Dhimbja e tyre është dhimbje e të gjithëve

news image

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas aksidentit tragjik pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë, ku humbën jetën tre qytetarë kosovarë.

Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Tërnava, duke e cilësuar ngjarjen si një humbje të rëndë që ka prekur jo vetëm familjarët, por edhe mbarë shoqërinë.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi familjen Tërnava, e cila humbi më të dashurit e saj në aksidentin tragjik”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se përballë humbjeve të tilla fjalët shpesh janë të pamjaftueshme dhe se raste të tilla tregojnë brishtësinë e jetës.

“Dhimbja e një familjeje bëhet dhimbje e mbarë shoqërisë sonë”, ka deklaruar Ahmeti.

Në fund të reagimit të tij, kreu i BDI-së u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, duke u uruar forcë dhe durim për ta përballuar këtë periudhë të vështirë.

Aksidenti pranë kufirit Hani i Elezit–Bllacë shkaktoi reagime të shumta, ndërsa familja Tërnava po përballet me humbjen tragjike të tre anëtarëve të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/