image Ahmeti- Qeverisë: : Kur u ulën numrat i morët meritat, e kur u rritën ato, përgjegjësinë IKShPK-ja

Politikë

Ahmeti- Qeverisë: : Kur u ulën numrat i morët meritat, e kur u rritën ato, përgjegjësinë IKShPK-ja

news image

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi Kurti ia la fajin IKShPK-së për rritjen e rasteve me COVID-19 në Kosovë, shkruan Sinjali.

Ahmeti ka thënë që kur numrat janë të ulët i merr Qeveria meritat, e kur janë të lartë fajin e ka IKShPK.

Qeveria paska thënë se situata është e habitshme sepse kanë përcjell rekomandimet e IKSHP, duke aluduar përgjegjësi tek IKSHP.  Jo aq lehtë.  Kur numrat janë të ulta meritat qeveria, e kur janë të larta përgjegjësin IKSHPja, nuk bën. Pronësoni rezultatet! mirë e keq!

Sot përmes një videoje të postuar në Facebook, kryeministri Kurti ka thënë që në qershor e korrik nuk kanë marrë masa sepse numrat ishin të ulët.

Sot mund të duket sikur mund të bënim më shumë gjatë muajve qershor dhe korrik, por gjendja atëherë ishte krejt ndryshe. Po të merrnim masa ekstreme të kufizimit kur numrat ishin tejet të ulët do të ishte mbi e tej reagim. Edhe atëherë, edhe sot, ne kemi vepruar në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe me situatën në terren ku numri i rasteve të reja ishte shumë i iulët deri në fillim të muajit gusht e madje gjatë tërë dhjetë ditëshit të parë”, ka thënë Kurti.

Për shembull më 8 gusht nuk kishim asnjë të vdekur, më 13 gusht vetëm një të vdekur, kurse më 28 gusht, pra 15 ditë më vonë, 36 të vdekur. Rritja ishte e befasishme, e paparashikuar. Ekspertët e prisnin një valë të variantit delta, por jo aq herët e as me rritje aq të shpejtë”, shtoi Kurti. /GazetaSinjali/