Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar mostrat e dokumenteve plotësuese që duhet të dorëzohen nga bizneset përfituese të grantit nga kjo komun, Gazeta Sinjali.
Ahmeti ka treguar se, përfituesit duhet të kenë: llogarinë bankare në emër të biznesit, certifikatën e re të biznesit (që fillon me nr 81 dhe është 9 shifror) dhe lëternjoftimin i cili duhet të jetë kopje në të dy anët.
“Këto janë mostrat e dokumenteve plotësuese që duhet të dorëzohen nga bizneset përfituese të grantit:-Llogaria bankare në emër të biznesit – Certifikata e re e biznesit (që fillon me nr81 dhe është 9 shifror) -Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta Sinjali/