image Ahmeti përmend dy emra që i dhanë mbështetje Vjosa Osmanit në LDK

Kosovë

LDK Ahmeti përmend dy emra që i dhanë mbështetje Vjosa Osmanit në LDK

news image

Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Lutfi Haziri është unifikuesi i gjithë procesit të zhvilluar në këtë subjekt partiak për gjetjen e emrit kandidat për kryeministër.

Për Klan Kosovën, Imri Ahmeti shtoi se veç Lutfi Hazirit, edhe Agim Veliu ka ofruar mbështetje të fuqishme për nominimin e Vjosa Osmanit për Kryeministre.

”Nominimi i Vjosa Osmanit është një e arritur. Kështu funksionin dhe kryen punimet LDK. Jam i lumtur sepse patëm një mbledhje shumë të frytshme. Nuk e pritja që do të kalojë kaq lehtë, por është Lutfi Haziri që ai i ka prirë këtij unifikimi”.

”Dua të falënderojë Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin pasi [Isa Mustafa] edhe kur është kandiduar për kryetar partie, e ka shprehur qëllimin e tij se nuk është i interesuar për të kandiduar për kryeministër. Pas debatit që kemi pasur brenda pa një koncension duke parë disponimin e shumicës dhe vet Lutfi Haziri ka vendosur që duhet të kandidojë Vjosa Osmani. Do të kërkohet një fitore ekipore”, ka deklaruar Ahmeti.

Ahmeti, më tutje ka thënë se LDK do të duhet të garojë e vetme në zgjedhje.

”Preferoj që LDK të hyjë në këto zgjedhje e vetme në garë. Mund të spekulojnë gjithçka, por edhe sot në takimin zyrtar që kemi pasur, Agim Veliu ka dhënë mbështetje të fuqishme Vjosa Osmanit dhe do t’i japë mbështetje të vazhdueshme në terren”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se aktualisht është duke u mbajtur një takim i Isa Mustafës, Vjosa Osmanit, Lutfi Hazirit me delegacionin e VV-së në krye me Albin Kurtin./Sinjali/