image Ahmeti për vdekjen e 26-vjeçarit: Mos ndjellni urrejtje e ndasi, depresioni duhet të trajtohet

Kosovë

Reagim/ Ahmeti për vdekjen e 26-vjeçarit: Mos ndjellni urrejtje e ndasi, depresioni duhet të trajtohet

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rastit të djeshëm ku një 26 vjeçar humbi jetën pasi u hodh nga kati i pestë i Qendrës së Studentëve.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se duhet të trajtohen të gjithë personat që shfaqin simptoma të depresionit.

“Aman, mos ndjellni edhe më shumë urrejtje e ndasi. Qëndroni familjes pranë sa më shumë. Kjo nuk është vetëvrasja e parë, por mundemi me punu me qenë e fundit në këtë pandemi. Depresioni është sëmundje me të cilin shumica prej nesh jemi ballafaqu. Prandaj edhe duhet të trajtohet e të ndihmohet çdo person që mund të shfaq simptome”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje ai tha se rasti duhet të hetohet dhe se lufta poliike mund të ketë pasoja të rënda.

“Le të kërkohet hetim e përgjegjësi, por me këtë vrull të sulmeve po duket thua se kemi kërkuar që diçka të shkoj keq. Po shpresoj se e kuptojnë dyja palët që lufta e pakursyer politike në kohë pandemie mund të ketë pasoja të rënda. Ngushëllime familjes e shpresoj se e gjejnë forcen me përballu këtë humbje të madhe”, përfundoi Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159781228357166