image Ahmeti: Për Prishtinën s’më duket i mirë asnjë kandidat, sikur babës për të bijën që s’i duket asnjë djalë

Politikë

Ahmeti: Për Prishtinën s’më duket i mirë asnjë kandidat, sikur babës për të bijën që s’i duket asnjë djalë

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se për secilin janë të mjaftueshme dy mandate, aq sa ka pasur edhe vetë për ta drejtuar një institucion lokal.

Sipas tij, me këtë logjikë duhet liruar rrugën për kandidatë të tjerë.

Por megjithëse nuk ka kandiduar vetë për mandatin e tretë, Ahmeti ka theksuar se asnjë prej kandidatëve të tanishëm për kryeqytetin nuk ia mbush syrin.

“Nga ato që po shoh si ofertë, mendoj se disa nga ata janë pa përvojë në qeverisje lokale”, është shprehur Ahmeti në KlanKosova.

“Për Prishtinën çdo kandidati i mungon diçka. Mua më duket sikur babait për vajzën: asnjë djalë nuk është i mirë për të.”

“Nuk ka punë më të vështirë në politikë sesa kryetar komune. Tetë vjet mjaftojnë për të qenë kryetar komune. Prishtina ka probleme bazike, disa i kemi zgjidh, por asnjëherë nuk zgjidhen të gjitha problemet.”/Gazeta Sinjali/