image Ahmeti për Pakon Emergjente: S'po di mo kujt me i apelu për këtë çështje

Sociale

Ahmeti për Pakon Emergjente: S’po di mo kujt me i apelu për këtë çështje

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i shqetësuar që nuk është ekzekutuar ende Pakoja Emergjente Fiskale, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti thotë se në vjeshtë do të ballafaqohemi me krizë socio-ekonomike dhe atëherë thotë se do të jetë shumë vonë.

Për shkak se deputetët nuk po e votojnë rishikimin e buxhetit dhe analistët, sipas tij, po flasin për politikat amerikane karshi Rusisë e jo për temat jetike si një pagesë 170 euro për punëtorë, ai thotë se tani më nuk di se kujt t’i bëjë apel për këtë çështje.

“Për me u pagu pjesa tjetër duhet me kalu rishikimi i buxhetit. E si duket prapë nuk ka vota në Kuvend. Për rimëkëmbjen ekonomike po punojnë ekspertët. Deri më tani hapësira e këtij diskutimi në publik minimale. Në debate, më përpara analistët po diskutojnë politikat Amerikane karshi Rusisë se sa për temat jetike si nje pagesë 170 euro për punëtorë. Spo di mo kujt me i apelu për këtë çështje! Kur të ballafaqohemi me krizë socio-ekonomike në vjeshtë do të jetë vonë”, ka shkruar i pari i kryeqytetit në Facebook./Gazeta Sinjali/