image Ahmeti pas rasteve të konfirmuara: Reduktoni kontaktet dhe daljet

Kosovë

Reagim/ Ahmeti pas rasteve të konfirmuara: Reduktoni kontaktet dhe daljet

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pas konfirmimit të rasteve të para me koronoavirus në Kosovë, u ka bërë apel qytetarëve t’i reduktojnë daljet dhe kontaktet.

“E kemi ditur se është çështje kohe, prandaj edhe kemi ndërmarr masa. Tani besoj se bindemi edhe më shumë që duhet kujdesur për vetën dhe njëri tjetrin. Reduktoni kontaktet, dhe daljet. Furnizim ka dhe nuk ka nevojë për blerje të tepruar”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se përveç rasteve të domosdoshme qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

“Kemi kaluar situata shumë më të vështira se kjo. Prandaj, veç kujdes të shtuar!”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159528875072166

Dy rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar gjatë ditës së sotme përmes një konference për media nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia./Gazeta Sinjali/