image Ahmeti paralajmëron 60 vendparkime të reja në Prishtinë

Sociale

Ahmeti paralajmëron 60 vendparkime të reja në Prishtinë

news image

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës së parkingut në rrugën “Andrea Gropa”.

Ahmeti po ashtu ka thënë se së shpejti do të shënjëzohen edhe rreth 60 vendparkime e të cilat do të menaxhohen nga ndërmarrja “Prishtina Parking”.

“Shenjëzimet e vendparkimeve në zonën Qendër po vazhdojnë dhe kur të funksionalizohen do të ndihmojnë që parkingjet të menaxhohen më mirë duke siguruar rend e rregull”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3109442155792277